Ronaldo: Nuk futem më në fushë për të dribluar
Cristiano Ronaldo ka ndryshuar stilin e tij të lojës në mënyrë drastike viteve të fundit, aq sa edhe e kemi parë shumë rrallë duke dribluar.
Sport
Në kohën e tij tek Manchester United, fituesi i pesëfishtë i ‘Topit të Artë’ ishte dribluesi më i mirë në botë, me lëvizjet e tij të çmendura.
Por ajo kohë ka ikur, dhe CR7 është bërë një qendërsulmuesi i vërtetë. Katër vite më parë, ylli portugez kishte filluar veçse të stërvitej për pozicionin e tij të ri, transmeton lajmi.net.
Dhe duket se ai është adaptuar me stilin e ri, teksa Ronaldo ka deklaruar se më nuk futet në fushë me paramendimin për të dribluar.
‘’E shoh futbollin si një mision: për të hyrë në fushë, për të fituar dhe për të bërë gjithmonë e më mirë’’.
‘’Ato momente kur isha në fushë dhe mendoja ‘do të dribloj’, nëse do jem i sinqertë, nuk i kam më ato momente’’.
‘’Njerëzit thonë që ai është 33, 34 apo 35 vjeç dhe duhet të largohet, por unë dua t’i befasoj këta njerëz’’, tha Ronaldo në një intervistë për El Pais. /Lajmi.net/