Ronaldo nuk është ndarë nga Irina

Gjatë ditës së sotme është raportuar lajmi se Ronaldo është ndarë nga e dashura e tij, Irina, mirëpo një gjë e tillë është hedhur poshtë nga kompania që e ka në dorë modelen ruse.

Sport

14/01/2015 23:13

Kompania për të cilën punon Irina Shayk ka konfirmuar se ajo nuk është ndarë me Ronaldon, duke shtuar se mosparaqitja e saj në ceremoninë e ndarjes së Topit të Artë ishte për shkak të angazhimeve në punë.

“Ceremonia e Topit të Artë nuk u përshtat me orarin e Irinës e cila në atë kohë ishte zhumë e zënë me punë. Ne nuk kemi çfarë të flasim më shumë për këtë gjë”, thotë njëri nga përfaqësuesit e kompanisë për të cilën punon Irina.

Përndryshe, Ronaldo është në lidhje dashurie me bukuroshen ruse që nga janari i vitit 2010, dhe ky çift, njihet si njëri ndër çiftet më të famshëm në botë.