Ronaldo, me taksi në shtëpi

Skuadra e Portugalia u kthye në vendlindje pas eliminimit nga Kampionati botëror. Dhe, pa dyshim se fokusi më i madh ishte te Cristiano Ronaldo i cili u largua në taksi.

Sport

28/06/2014 17:53

Portugalia u eliminua nga Kampionati botëror në Brazil pasi përfundoi e treta në kuadër të Grupit G.

Cristiano Ronaldo me shokë nuk u kualifikuan për në fazën e dytë të garës për shkak të golaverazhit më të dobët se Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Andaj, ata sot në mëngjes janë kthyer në vendlindje.

Dhe, pa dyshim se fokusi i mediave dhe tifozëve që ishin prezent në aeroport ishte tek Ronaldo, i cili u duk mjaft i dëshpëruar, dhe pa i pakënaqur me paraqitjen e skuadrës në Brazil.

Ai ishte mjaft i heshtur dhe u largua duke u nisur për në shtëpi me një taksi.