Ronaldo me një gol shumë të bukur barazon rezultatin në derbin ndaj Inter
Është barazuar rezultati në super derbin që po luhet mes skuadrës së Inter dhe asaj të Juventus.

Sport
Pasi Radja Nainggolan i dha epërsinë skuadrës së Inter në pjesën e parë me një nga golat më të bukur këtë edicion, ishte Cristiano Ronaldo që u përgjigj në pjesën e dytë.
Ylli portugez realizoi një gol mjaft të bukur, me një goditje të fuqishme me këmbën e tij të majtë, për të balancuar rezultatin, shkruan lajmi.net.
Ky gol do ta detyrojë skuadrën e Inter që të jetë edhe më sulmuese, pasi janë ata në nevojë për pikët, kur dihet se Juventus veçse ka siguruar titullin e kampionit.
Më poshtë lajmi.net ua përcjell super golin e realizuar nga Cristiano Ronaldo. /Lajmi.net/
https://twitter.com/DieLigt/status/1122227603614494720?s=20