Ronaldo, më i miri në Evropë?

Të enjten do t’i mësojmë emrat e tre finalistëve në garë për çmimin e futbollistit më të mirë në Evropë për edicionin e shkuar. Favorit i madh është Cristiano Ronaldo.

Sport

13/08/2014 18:49

UEFA do të publikojë të enjten emrat e tre finalistëve për çmimin e futbollistit më të mirë në Evropë për edicionin e kaluar.

Dhe, Cristiano Ronaldo është favoriti i madh për të fituar çmimin që do të votohet në Monaco më 28 gusht, pak para tërheqjes së shortit që do të përcaktojë fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve.

Për momentin, Ronaldo dhe tetë futbollistë të tjerë janë kandidatë për të hyrë në treshen finale. Bëhet fjalë për Diego Costa, Philipp Lahm, Thomas Muller, Manuel Neuer, Arjen Robben, Lionel Messi, Luis Suarez, Angel di Maria e James Rodriguez.

Fituesit e çmimit në tri edicionet e fundit ishin Lionel Messi, Andres Iniesta dhe Franck Ribery.

Kësaj radhe favorit i madh është Ronaldo që shtoi kandidaturën me dy golat e realizuar ndaj Sevillas në fitoren e Realit me rezultat 2:0 në Superkupën e Evropës.