Ronaldo lë prapa Shqipërinë (FOTO)

Cristiano Ronaldo nuk ka shënuar akoma në”Euro 2016”, por ka më shumë goditje drejt portës se nëntë kombëtare tjera.

Sport

19/06/2016 12:53

Cristiano Ronaldo i ka dërguar 20 goditje në drejtim të portave kundërshtare, në dy ndeshjet e fazës së grupeve në Evropian.

Më pak se Ronaldo, gjuajtje në dy ndeshjet e para kanë patur kombëtare të mëdha si Italia (19), Uellsi (18) dhe Austria e Turqia (17), përcjell Lajmi.net nga Sky Sports.

Kombëtarja e Shqipërisë i ka realizuar 16 gjuajtje në drejtim të portës së Zvicrës dhe Francës në dy ndeshjet e luajtura, katër më pak se ylli portugez.


Parashikoni ndeshjet e EURO 2016 dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy Note 4.