Ronaldo kundër Lukakut: Kush është më vendimtar?

Cristiano Ronaldo dhe Romelu Lukako do takohen në mbrëmje për ndeshjen Juventus - Inter. Ata kanë shënuar 30 gola kombinuar këtë edicion.

Sport

09/02/2021 14:01

Juventusi është nikoqir i Interit në ndeshjen vendimtare në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë, përcjellë lajmi.net.

Ndeshjen e parë që u zhvillua në “San Siro” e fituan “Bianconerët” me rezultat 1 – 2.

Lukaku mungoi në atë ndeshje shkaku i suspendimit, por do rikthehet si titullar këtë ndeshje.

Belgu nuk ka shënuar asnjëherë në karrierë kundër “Zonjës së Vjetër”, derisa Ronaldo ka shënuar katër gola në nëntë ndeshje ndaj Interit, por asnjëherë nuk ka gjetur golin në “Allianz Stadium”.

Ronaldo ka shënuar 16 gola në Seria A këtë sezon, derisa Lukaku me 14 sosh.

Portugezi ka shënuar një gol çdo 90.7 minuta, derisa Lukaku menaxhoi gol çdo 107.5 minuta.

Ronaldo ka shënuar shtatë gola vendimtare, derisa Lukaku pesë.

Ronaldo kundër Lukakut:

Ronaldo:
Gola: 16
Paraqitje: 17
Minuta: 1452
Minuta për gol: 90.7
Golat vendimtare: 7
Pikët: 8

Lukaku:
Gola: 14
Paraqitje: 20
Minuta: 1505
Minutat për gol: 107.5
Golat vendimtare: 5
Pikët: 8./Lajmi.net/