Ronaldo: Ka akoma shumë për të ardhur nga unë
Cristiano Ronaldo ka bërë të ditur se nuk ka ndërmend të ngadalësojë.
Sport
Një nga lojtarët më të mirë në historinë e futbollit, Cristiano Ronaldo, ka dhënë disa komente me formën e tij aktuale.
Ronaldo ka bërë të ditur se nuk planifikon të ngadalësojë, duke thënë se ka akoma shumë për të ardhur nga ai.
“1000 ndeshje do të thotë përkushtim, punë e madhe dhe talent i shpaguar” ka thënë Ronaldo, transmeton lajmi.net.
“Nuk është e lehtë të numërosh 1000 ndeshje si 35 vjeçar. Jam shumë i lumtur. Është mirë, por unë shpresoj të luajë qindra ndeshje më shumë” ka shtuar portugezi.
Ronaldo së fundmi ka barazuar edhe rekordin e Serie A, duke shënuar në 11 ndeshje radhazi. /Lajmi.net/