Ronaldo: Jam i fokusuar 100 për qind në qëllimet tona, synojmë të arrijmë deri në finale

Ylli i Juventusit, Cristiano Ronaldo shpreson që ndeshja nda Portos do jetë fillimi i një aventure deri në finale.

Sport

16/02/2021 16:10

Portugezi në fazën e eliminimit direkt së bashku me “Zonjën e Vjetër” do përballen ndaj Portos në Ligën e Kampionëve, përcjellë lajmi.net.

Ronaldo thotë se ka respekt për kundërshtarët, mirëpo synimi është vetëm fitorja.

“Nesër do kemi një ndeshje të rëndësishme kundër një skuadre të fortë”.

“Shpresoj të jetë vetëm fillimi i një udhëtimi të gjatë që dëshirojmë ta dërgojmë deri në finale”.

“Respekt për kundërshtarin, ambicie për fitore dhe 100 për qind i fokusuar në qëllimet tona. Vazhdojmë djem”, deklaroi ai.

Ndërkohë, mbetet të shihet nëse Ronaldo do vazhdojë me gola, meqenëse momentalisht është golashënuesi numër një në histori të kësaj gare./Lajmi.net/