Ronaldo ishte mediokër

Menaxheri i Neymarit, Wagner Ribeiro ka reaguar pas kritikave të përfaqësuesit të Cristiano Ronaldos, Jorge Mendes i cili ditë më parë kishte thënë se braziliani nuk ka shans të bëhet i mirë sa portugezi. Ribeiro ka reaguar shpejt duke iu kundërpërgjigjur Mendesit. “Neymar dhe Cristiano e ndajnë datëlindjen e njëjtë, 5 shkurt. Në moshën e…

Sport

16/09/2013 16:13

Menaxheri i Neymarit, Wagner Ribeiro ka reaguar pas kritikave të përfaqësuesit të Cristiano Ronaldos, Jorge Mendes i cili ditë më parë kishte thënë se braziliani nuk ka shans të bëhet i mirë sa portugezi.

Ribeiro ka reaguar shpejt duke iu kundërpërgjigjur Mendesit.

“Neymar dhe Cristiano e ndajnë datëlindjen e njëjtë, 5 shkurt. Në moshën e Neymarit, ai ishte një futbollist mediokër”, shkroi Ribeiro në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Twitter.

Mendes kishte thënë se Neymar nuk mund të arrijë nivelin e Ronaldos derisa klientin e tij e përshkroi si “futbollist më i kompletuar se Messi”.