Ronaldo i pandalshëm, Juve mposht Fiorentinën
Juventusi është kthyer te fitorja, duke e mposhtur përpara tifozëve të vet Fiorentinën me rezultat 4:0.
Sport
Ndeshja nuk pati shumë histori, pasi vendasit dominuan gjithçka në fushë.
Dy golat e parë u realizuan nga penalltia të cilat në gol i konvertoi Cristiano Ronaldo (40′ 80′), që realizon në ndeshjen e nëntë radhazi në ligë.
Ylli portugez tashmë shkon në kuotën e 19 golave në Serie A, 4 më pak se Immobile që mban pozitën e parë.
Fitorja u vulos nga De Ligt (90′).
Skuadra e Sarrit mbetet lidere me 54 pikë, teksa Violët me 25 pikë mbajnë pozitën e 14. /Lajmi.net/