Ronaldo i dërgon mesazh Vonn-it: Legjendat gjithmonë luftojnë

Ylli portugez i futbollit, Cristiano Ronaldo, ka dërguar një mesazh të fortë mbështetjeje për legjendën amerikane të skive alpine, Lindsey Vonn, pasi ajo iu nënshtrua një operacioni emergjent që i shpëtoi këmbën pas një dëmtimi të rëndë në Lojërat Olimpike Dimërore. Në reagimin e tij publik, Ronaldo theksoi forcën mendore dhe shpirtin luftarak të kampiones…

Sport

24/02/2026 15:49

Ylli portugez i futbollit, Cristiano Ronaldo, ka dërguar një mesazh të fortë mbështetjeje për legjendën amerikane të skive alpine, Lindsey Vonn, pasi ajo iu nënshtrua një operacioni emergjent që i shpëtoi këmbën pas një dëmtimi të rëndë në Lojërat Olimpike Dimërore.

Në reagimin e tij publik, Ronaldo theksoi forcën mendore dhe shpirtin luftarak të kampiones amerikane, duke vënë në pah se madhështia e një sportisti nuk matet vetëm me fitore, por edhe me mënyrën se si përballet me momentet më të vështira, shkruan Indeksonline

“Kampionët përcaktohen nga momentet kur fitojnë, por edhe nga momentet kur refuzojnë të dorëzohen. Malet që ke pushtuar kurrë nuk kanë qenë më të mëdha se forca që ti mban brenda vetes. Vazhdo të luftosh. Legjendat gjithmonë ringrihen”, është mesazhi i Ronaldos drejtuar Lindseyt

Vonn, një nga sportistet më të suksesshme në historinë e skive alpine, ka kaluar disa dëmtime serioze gjatë karrierës së saj, por gjithmonë është rikthyer me vendosmëri dhe karakter të jashtëzakonshëm.