Ronaldo flet për Messin, tregohet shumë modest

Cristiano Ronaldo gjatë ditës së sotme ka tërhequr një tjetër çmim.

Sport

26/01/2018 18:37

Portugezi është zgjedhur ‘Lojtari i Vitit’ 2017 nga media kineze ‘dongqiudi’.

Pasi mori çmimin, Ronaldo për këtë media ka thënë edhe një intervistë, duke thënë se triumfi në Ligën e Kampionëve do të ishte një arritje e jashtëzakonshme.

“Nëse fitojmë Ligën e Kampionëve në fund të sezonit, do të ishte diçka e pabesueshme. Nuk jemi të lumtur me kampionatin, jemi të zhgënjyer, por duhet të mendojmë për Ligën e Kampionëve, që është trofeu më i rëndësishëm”, ka deklaruar Ronaldo.

Ndërsa për rivalitetin me Lionel Messin, Ronaldo tha: “Unë nuk jam i obsesionuar, nuk e kam pritur që do ta fitojë pesë herë Topin e Artë. Messi? Është mirë që unë dhe Messi e kemi ndarë Topin e Artë në dhjetë vitet e fundit”./Lajmi.net/