Ronaldo flet për herë të parë pas paraqitjes në gjykatë, sqaron gjithçka

Cristiano Ronaldo u paraqit sot (e hënë) në gjykatën e Pozuelo de Alarcon (Madrid) për çështjen e taksave.

Sport

31/07/2017 16:22

Duke parë interesimin e madh të medieve lojtari dhe avokatët e tij mbrojtës kishin përgatitur një konferencë për media.

Në konferencë për media, Ronaldo ka deklaruar se nuk ka fshehur asgjë, dhe se autoritetet spanjolle e dinë këtë gjë.

“Unë kurrë nuk ka fshehur asgjë, as nuk kam pasur qëllim të shmangem nga taksat”, ka deklaruar Ronaldo.

“Shteti spanjoll e di hollësitë e të gjitha të ardhurave të mia, sepse iu kemi treguar tyre”, vazhdoi portugezi.

“Unë gjithmonë paguajë vullnetarisht tatimet, sepse mendoj se ne duhet të deklarojmë dhe të paguajmë taksat sipas të ardhurave tona”.

“Është koha për të lejuar drejtësinë që të kryejë punën, unë besoj në drejtësinë dhe shpresoj në një vendim të drejtë”.

“Për të shmangur presionin e panevojshëm, kam vendosur të mos komentojë më deri sa për këtë çështje të merret vendimi”, ka përfunduar katër herë fituesi i Topit të Artë./Lajmi.net/