Ronaldo Fenomeni tregon pse u largua nga Barcelona në Inter

Legjenda braziliane, Ronaldo Nazario, ka folur për transferimin e tij të bujshëm nga Barcelona në Inter.

Sport

12/04/2022 16:49

Ishte viti 1997 kur “Fenomeni” vendosi të ndërronte ambient, gjë që prodhoi jo pak bujë në shtypin e atëhershëm.

Vetë legjenda e ka rrëfyer momentin në fjalë, ku tregon që gjithçka ndryshoi në fund, kur tanimë ishte arritur marrëveshja në mes të palëve.

“E kisha një marrëveshje me Barcelonën për të rinovuar, por, katër ditë më vonë, presidenti i klubit erdhi tek unë dhe më tha se është e pamundur të vazhdojmë së bashku”, theksoi ai, transmeton lajmi.net.

“U thashë se jam i lirë të negocioj me skuadrat e tjera dhe Interi ishte e para që shprehu interes për mua. Serie A ishte liga më e mirë në botë”, shtoi tutje Ronaldo.

Plaga e fansave “blaugranë” u rrit edhe më shumë kur braziliani, në vitin 2002, vendosi t’u bashkohej rivalëve të tyre të përhershëm, Real Madrid.  /Lajmi.net/