‘Ronaldo është lojtari më i mirë në botë’

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez nuk e ka vënë aspak në dyshim aftësitë e lojtarit të tij, Ronaldos, duke thënë se ai është lojtari më i mirë në botë.

Sport

23/12/2014 14:01

Ronaldo është lojtari më i mirë në botë, gjithnjë sipas presidentit të Real Madridit, Florentino Perezit.

“Natyrisht, ai është lojtari më i kompletuar në botë, jo vetëm për ato që ka arritur deri tani”, tha Perez.

“Pa asnjë pikë dyshimi, ai është lojtari më i mirë në botë”, përfundoi fjalët e tij, presidenti i Realit, gjatë një vizite në Panama City.