Ronaldo e fut veten në debatin për ‘Topin e Artë’, publikon listën me të arriturat e tij

Meqë të gjithë po flisnin për Lionel Messin dhe Virgil Van Dijk, ylli i Juventus, Cristiano Ronaldo, është kujdesur që ta bëjë edhe veten pjesë të debatit për ‘Topin e Artë’.

Sport

15/06/2019 08:29

Lojtari portugez ka publikuar në rrjetin social ‘Instagram’ një listë me të arriturat e tij gjatë këtij sezoni, duke insistuar se ishte sezon i jashtëzakonshëm për të.

Ronaldo dhe Juventus dështuan në Ligën e Kampionëve duke u eliminuar nga Ajax Amsterdam në çerekfinale, por ‘Zonja e vjetër’ pati edhe disa të arritura.

Në postimin e tij në ‘Instagram’, Ronaldo ka pasur fokusin tek të arriturat individuale, duke i listuar ato si më poshtë.

“Personalisht, unë kurrë nuk do t’i harrojë momentet e mira dhe rekordet e vendosura. Deri më tani në 2019 kam arritur: Golin e fitores në Superkupën e Italisë,

Triumfin në Serie A,

Lojtari më i mirë në Serie A (21 gola);

Het trikun dhe triumfin në Ligën e Kombeve,

Lojtari i parë që shënon 100 fitore dhe 125 gola në Ligën e Kampionëve

Lojtari i parë që fiton 10 trofe të UEFA

Lojtari i parë që shënon në të gjitha garat ndërkombëtare (fazat finale)

Lojtari i parë që shënon 10 edicione radhazi në fazat finale (niveli me kombëtare)” ka shkruar Cristiano në ‘Instagram’, transmeton lajmi.net.

Ronaldo nga edicioni i ardhshëm do të punojë me një trajner të ri, që me gjasë do të jetë Sarri, pasi skuadra dhe Massimiliano Allegri kanë ndarë rrugët. /Lajmi.net/