Ronaldo dy gola larg thyerjes së rekordit të Del Pieros dhe të hyjë në histori të klubit

Ylli i Juventusit, Cristiano Ronaldo i duhen vetëm dy gola për të thyer rekordin e Alessandro Del Pieros për më së shumti gola në fazën e eliminimit direkt në historinë e klubit.

Sport

16/02/2021 17:07

Duke shikuar formatin e vjetër të Kupës Evropiane në raundet e fazës së grupeve, Ronaldo momentalisht renditët në vendin e tretë në histori të klubit, transmeton lajmi.net.

Portugezi ka shënuar shtatë gola për Juventusin në fazën e eliminimit direkt, derisa pozitën e parë e mban Del Piero.

Gjithashtu, aq gola sa pesë herë fituesi i Topit të Artë ka edhe legjenda tjetër e klubit, Filippo Inzaghi.

Lojtarët e Juventusit me më së shumti gola në fazën e eliminimit direkt në Ligën e Kampionëve që nga viti 1992.

Alessandro Del Piero – 9

Filippo Inaghi – 7

Cristiano Ronaldo – 7

David Trezeguet – 5

Gonzalo Higuain – 5

Paulo Dybala – 5./Lajmi.net/