Ronaldo bën investimin e tij të parë në futboll, blen 25% të aksioneve të skuadrës spanjolle
Cristiano Ronaldo ka bërë hapin e tij të parë drejt pronësisë së një klubi futbolli, duke blerë 25% të aksioneve të UD Almeria përmes kompanisë së tij “CR7 Sports Investments”. 41-vjeçari, i cili vazhdon të luajë për Al Nassr, bëhet bashkëpronar i klubit spanjoll, vetëm një vit pasi Almeria u ble nga një grup investimesh…
Sport
Cristiano Ronaldo ka bërë hapin e tij të parë drejt pronësisë së një klubi futbolli, duke blerë 25% të aksioneve të UD Almeria përmes kompanisë së tij “CR7 Sports Investments”.
41-vjeçari, i cili vazhdon të luajë për Al Nassr, bëhet bashkëpronar i klubit spanjoll, vetëm një vit pasi Almeria u ble nga një grup investimesh saudit, i udhëhequr nga Mohamed Al Khereiji një bashkëpunëtor i ngushtë i cili kishte ndihmuar më herët në transferimin e Ronaldos në Arabinë Saudite.
Al Khereiji e përshëndeti investimin e Ronaldos, duke vlerësuar përvojën dhe njohjen e thellë që portugezi ka për futbollin spanjoll. Aktualisht, Almeria është në vendin e tretë në Segunda División dhe synon rikthimin në elitën e futbollit spanjoll.
Ronaldo ka lënë të kuptohet më parë se ambiciet e tij shkojnë përtej fushës së futbollit. Në vitin 2024, ai deklaroi se dëshironte të ndikonte në futboll edhe në nivel pronësie.
Ai ka folur hapur edhe për problemet strukturore të Manchester United, duke thënë në një intervistë: “Nëse do të jem pronari i klubit, do t’i sqaroj gjërat dhe do t’i rregulloj gjërat që janë të këqija atje”, kishte deklaruar ai më herët.Ky investim shënon rikthimin e Ronaldos në futbollin spanjoll në një rol ekzekutiv, pas periudhës së tij të suksesshme me Real Madrid, ku fitoi gjithçka në nivel klubi dhe u shndërrua në një ikonë të “Los Blancos”.