Ronaldo bëhet gati për Atleticon

Edhe pse është i suspenduar për dy ndeshje, ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo është duke u përgatitur që të jetë në formën më të mirë të mundshme për rikthimin kundër Atletico Madridit.

Sport

29/01/2015 22:12

Cristiano Ronaldo është i suspenduar për dy ndeshjet e ardhshme të Real Madridit në kuadër të La Ligës për shkak të kartonit të kuq me të cilin u ndëshkua në balllafaqimin ndaj Cordobas, në fundjavën e shkuar.

Mirëpo, kjo nuk e ka parandaluar atë që të stërvitet me kapacitet të plotë me një synim të caktuar.

Ai dëshiron që të jetë në formë maksimale fizike për ndeshjen e parë pas rikthimit, kundër rivalit të qytetit Atletico Madrid.

“Nuk vij nga një tjetër planet, nuk mund të jetë gjithmonë gjithçka mirë. Tani nuk jam në 100 për qind por do të jem pas dy ose tri javësh”, deklaroi Ronaldo pas eliminimit në Copa del Rey pikërisht nga Atletico.