Ronaldo, 120 gola në Barcelonë

Jorge Mendes, menaxheri i Cristiano Ronaldos ka thënë se ylli portugez do të shënonte 120 gola në sezon, nëse do të luante për Barcelonën. Mendes, i cili përfaqëson disa prej yjeve më të mëdhenj në sportin e futbollit përfshirë Ronaldon, Radamel Falcaon dhe Jose Mourinhon, ka thurur lëvdata për reprezentuesin portugez. Ronaldo pranoi çmimin e…

Sport

28/12/2013 14:30

Jorge Mendes, menaxheri i Cristiano Ronaldos ka thënë se ylli portugez do të shënonte 120 gola në sezon, nëse do të luante për Barcelonën.

Mendes, i cili përfaqëson disa prej yjeve më të mëdhenj në sportin e futbollit përfshirë Ronaldon, Radamel Falcaon dhe Jose Mourinhon, ka thurur lëvdata për reprezentuesin portugez.

Ronaldo pranoi çmimin e sportistit të vitit në Portugali në Lisbonë, kur Mendes bëri parashikimin e tij. “Nëse Ronaldo do të luante për Barcelonën, ai do t’i shënonte 120 gola në sezon”.

Lëvdata e Mendesit për Ronaldon mund të konsiderohet si thumbim për rivalin e tij nga Barcelona, Lionel Messi.

Mendes së fundmi negocioi kontratën e re të Ronaldos me Real Madridin, me vlerë prej 85 milionë funtesh.