Ronaldinho e cilëson Gabriel Jesus si një nga lojtarët më të mirë në Premier Ligë dhe Evropë

Ikona e futbollit Ronaldinho ka lavdëruar Gabriel Jesus, duke e quajtur atë si një nga lojtarët më të mirë në Premier Ligë. Jesus kaloi Manchester City te Arsenali këtë verë në kërkim të minutave dhe vendimi i tij për t’u transferuar në ‘Emirates’ po rezulton të jetë një zgjedhje e mirë pasi ai po shijon…

Sport

19/08/2022 22:32

Ikona e futbollit Ronaldinho ka lavdëruar Gabriel Jesus, duke e quajtur atë si një nga lojtarët më të mirë në Premier Ligë.

Jesus kaloi Manchester City te Arsenali këtë verë në kërkim të minutave dhe vendimi i tij për t’u transferuar në ‘Emirates’ po rezulton të jetë një zgjedhje e mirë pasi ai po shijon kohë të mirë me ‘Topçinjtë’.

25-vjeçari bëri një paraqitje të shkëlqyer kundër Crystal Palace dhe më pas e mbështeti atë me një paraqitje edhe më të mirë kundër Leicesterit, pasi shënoi dy gola dhe asistoi dy herë në fitoren 4-2.

E lidhur me sulmuesin ka folur edhe Ronhaldinho, duke thënë se te City nuk u trajtua ashtu siç e meritonte.

“Kur Gabriel iu bashkua Manchester Cityt, thashë se do të vazhdonte të ishte një nga lojtarët më të mirë në botë. Kur iu dha një shans, ai tregoi atë që ishte i aftë – por te Manchester City nuk iu tregua kurrë dashuria që meriton një lojtar i cilësisë së tij”, tha fillimisht braziliani për ‘The Mirror’, përcjell lajmi.net.

Ish-lojtari i Barcelonës dhe Milanit më pas e cilësoi Jesusin si një nga lojtarët më të mirë në ligën angleze dhe në Evropë.

“Në Arsenal atij i është dhënë shansi të jetë pika qendrore, atij i është treguar dashuria nga trajneri dhe tifozët, dhe tashmë ai po e kthen këtë.

Këtë sezon pres gjëra të mëdha prej tij – ai do të shpërblejë dashurinë e treguar tek ai duke treguar se nuk është vetëm një nga lojtarët më të mirë në Premier Ligë, por edhe në Evropë”.

Jesus kaloi nga City te Arsenal për shumën e 45 milionë funtesh./Lajmi.net/