Romano zbulon të ardhmen e Hakimit

Eksperti i merkatos, Fabrizio Romano ka konfirmuar se mbrojtësi Achraf Hakimi do qëndrojë të Inter.

Sport

23/05/2021 16:30

Mbrojtësi kërkohet nga dy klubet e mëdha evropiane, Bayern Munich dhe Arsenal, por mesa duket nuk e ka plan të largohet, transmeton lajmi.net.

Romano ka njoftuar se maroku e ka bërë të qartë se do qëndrojë te “Neurazzurët”.

“Achraf Hakimi e bën të qartë. Ai dëshiron të qëndrojë te Inter, pavarësisht spekulimeve për Bayern dhe Arsenal, nuk planifikon të largohet në verë”, shkroi ai.

Ndërkohë, Hakimi ishte ndër lojtarët kryesorë që i ndihmoi Interit të fitojnë Scudetton pas plotë 11 viteve./Lajmi.net/