Romano zbulon të ardhmen e Cristiano Ronaldos

Eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano ka zbuluar zhvillimet e fundit për të ardhmen e yllit të Juventusit, Cristiano Ronaldo.

Sport

30/06/2021 07:58

Portugezi që disa muaj është i lidhur me largimin nga Torino, por ende s’ka pasur asgjë konkrete, transmeton lajmi.net.

Romano ka konfirmuar se nuk ka negociata për rinovim të kontratës, derisa Juventusi është në pritje të vendimit përfundimtar të Ronaldos për të qëndruar ose larguar.

“Cristiano Ronaldo nuk është duke negociuar me Juventusin për kontratë të re. Klubi është duke pritur Ronaldon dhe agjentin e tij Jorge Mendes të vendosin nëse do largohen në verë ose jo.

Cristiano është ende në kontratë me Juventusin deri në qershorin e vitit 2022 (31 milionë euro për sezon), shkroi ai.

Ndërkohë, PSG dhe Man United mbesin opsionet e vetme për CR7./Lajmi.net/