Romano: Rudiger nuk është as opsion për Bayern Munichun
Bayern Munich mesa duket nuk është duke konsideruar të transferojë qendërmbrojtësin Antonio Rudiger nga Chelsea.
Sport
Gjermanit i skadon kontrata në verë dhe ka qenë i lidhur me kalimin te “Bavarezzët”, si pasues i Niklas Sule që do transferohet në verë te Borussia Dortmund, transmeton lajmi.net.
Sidoqoftë, këto mbesin vetëm spekulime, ngase Bayern nuk është duke e konsideruar Rudigerin as si opsion.
“Pavarësisht raportimeve në ditët e fundit, Toni Rudiger nuk është as opsion për Bayern Munichun si agjent i lirë. Kërkesat e pagës janë shumë të larta për klubin gjerman, që nuk është i interesuar në ato kushte”, shkroi ai.
Despite last days rumours, Toni Rüdiger's not even an option for FC Bayern as free agent. His salary demands are too high for German club – not interested at current conditions. ?? #FCBayern
The final decision on the Chelsea contract proposal has not yet been made. #CFC pic.twitter.com/9FCt4GQ1oR
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) February 10, 2022
Ndërkohë, Romano ka konfirmuar se Rudiger ende nuk ka vendosur nëse do të rinovojë kontratën me Bayern Munichun./Lajmi.net/