Romano: Man United në kontakte me Real Madridin për Varane
Eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano ka zbuluar detajet e fundit lidhur me qendërmbrojtësin e Real Madridit, Raphael Varane.

Sport
Varene është i hapur për një aventurë të re dhe dëshiron t’i bashkohet “Djajve të Kuq”, transmeton lajmi.net.
Romano ka bërë të ditur se United është në negociata direkt me Realin për Varane.
“Man United është në kontakte direkt me Real Madrid për Varane, pasi hapen negociatat para disa javëve. Negociatat për marrëveshje personale nuk janë problem”.
“Man United konfirmuan interesimin për transferimin e Varane dhe do bëjnë ofertën e parë sapo të dinë pozitën përfundimtare të Realit”, shkroi ai.
Manchester United are now back in direct contact with Real Madrid for Raphaël Varane, after opening talks weeks ago. Negotiations on personal terms not an issue. ? #MUFC
Man United confirmed their intention to sign Varane – official bid in once they’ll know Real final position.
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) July 13, 2021
Reali thuhet se kërkon 55 milionë euro për francezin./Lajmi.net/