Romano konfirmon problemet mes Messit dhe Barcelonës

Barcelona kishte planifikuar që të bënte sonte (e enjte) marrëveshjen për rinovimin e kontratës së Lionel Messit.

Sport

05/08/2021 19:28

La Liga i dha plotë 270 milionë euro katalunasve, që do ishin të mjaftueshme për ta regjistruar, shkruan lajmi.net.

Por, tani eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano ka bërë të ditur se ka probleme mes klubit dhe argjentinasit.

“Barcelona ishte duke planifikuar ta njoftonte marrëveshjen e arritur para disa ditëve, ndërsa sonte kanë pasur probleme të reja në procesin e vazhdimit të kontratës.

Problemet konfirmohen, Barcelona dhe Messi do vazhdojnë të bisedojnë për të gjetur zgjedhje të situatës”, shkroi ai.

Pritet të shihet nëse Messi do mbetet te katalunasit./Lajmi.net/