Romano: Abraham ishte në listën e dëshirave të Arsenal

Arsenal ka qenë afër transferimit të Tammy Abraham. Abraham ka shkëlqyer sezonin e kaluar në Serie A me fanellën e Romës, por ai lehtë mund të kishte përfunduar te skuadra e Arsenal. Sipas raportimeve të Fabrizio Romano, Arsenal e kishte anglezin në listën e ngushtë të dëshirave, përcjell lajmi.net. “Arsenal e kishte Abrahamin në listën…

Sport

15/09/2022 13:45

Arsenal ka qenë afër transferimit të Tammy Abraham.

Abraham ka shkëlqyer sezonin e kaluar në Serie A me fanellën e Romës, por ai lehtë mund të kishte përfunduar te skuadra e Arsenal.

Sipas raportimeve të Fabrizio Romano, Arsenal e kishte anglezin në listën e ngushtë të dëshirave, përcjell lajmi.net.

“Arsenal e kishte Abrahamin në listën e ngushtë në verën e vitit 2021, por Roma ishin më të shpejtë dhe fituan garën për të nënshkruar me të”, ka thënë Romano, transmeton lajmi.net.

Abraham nuk e ka nisur sezonin e ri në mënyrën më të mirë të mundshme, ose së paku jo në ritmin me të cilin ishte në sezonin e kaluar.

Arsenal në anën tjetër gjatë kësaj vere kanë përforcuar fazën e sulmit duke shtuar edhe Gabriel Jesus në mesin e tyre. /Lajmi.net/