Roma refuzon ofertën e parë të Juventus për Zaniolo

Nicolo Zaniolo do të jetë një nga emrat me vëmendjen më të madhe në merkaton e verës.

Sport

11/06/2020 15:16

Juventus raportohet të ketë parë tashmë ofertën e parë për Nicolo Zaniolo tek refuzohet.

‘Tuttosport’ shkruan se drejtori sportiv i ‘Zonjës së vjetër’ Fabio Paratici ka bërë ofertë drejt shefit ekzekutiv të Romës, Guido Fienga, për një shkëmbim që do të shihte Zaniolon të kalonte në ‘Allianz Stadium’, transmeton lajmi.net.

Roma ka refuzuar këtë ofertë, duke bërë të ditur se ata pranojnë vetëm ndonjë shumë parash të gatshme që afrohen me 60 milionë eurot.

Kriza ekonomike e Romës mund t’i obligojë ata që të shesin lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës, siç është edhe italiani Zaniolo.

Juve do të bëjë gjithçka që të ketë në radhët e saja lojtarin që shihet si e ardhmja e futbollit në Itali.

Mbetet të shihet nëse do të ketë ndonjë ofertë të re për kartonin e Nicolo Zaniolo. /Lajmi.net/