Roma në ‘frymën e fundit’ fiton një pikë ndaj Sassuolos
Roma ka arritur të fitojë me shumë vështirësi një pikë në udhëtim te Sassuolo, në kuadër të xhiros së 25-të në Seria A.

Sport
“Romakët” zhvilluan ndeshje jo të nivelit të lartë, me takimin që u mbyll me rezultat 2 – 2, shkruan lajmi.net.
Qendërsulmuesi Tammy Abraham kaloi mysafirët në epërsi duke u treguar i saktë nga pika e bardhë (45+1), rezultat edhe me të cilin përfundoi kjo pjesë.
Sassuolo pastaj nisi furishëm pjesën e dytë, duke barazuar rezultatin pas një autogoli të Chris Smalling, por në fakt ishte gabimi i portierit Rui Patricio që bëri një gafë (47′).
Ndërkohë, ishte sulmuesi këmbëshpejtë, Traore që me një gol të bukur i dha epërsinë Sassuolos (73′).
Problemet për vendasit u vështirësuan kur Ferrari mori kartonin e kuq (78′), gjë që i dha një avantazh të madh skuadrës mysafire. Kur mendohej se do përfundohej ndeshja me këtë rezultat, në skenë doli Cristante që shënoi me kokë pas një harkimit të Veretout (90+5).
Kësisoj, Roma mban pozitën e shtatë me 40 pikë, derisa Sassuolo renditët në pozitën e 10-të me 30 sosh./Lajmi.net/