Roma mund të rikthehet me një ofertë të re për Xhakën në janar

Roma mund të kthehet për mesfushorin e Arsenalit, Granit Xhaka në janar - sipas Corriere dello Sport.

Sport

18/11/2021 23:00

29-vjeçari ishte i lidhur ngushtë me një lëvizje në ‘Stadio Olimpico’ në verë, por përfundoi duke nënshkruar një marrëveshje të re një-vjeçare me “Topçinjtë”.

Roma nuk ka hequr dorë nga të gjitha shpresat për ta transferuar Xhakën, megjithatë, me dëmtimet dhe problemet disiplinore kufizojnë kohën e tij të lojës për Arsenalin në gjysmën e parë të sezonit.

Xhaka ka kontratë aktuale me “Gunners” deri më 2024.

Mesfushori është paraqitur 225 herë më londinezët që nga transferimi i tij në vitin 2016.

Xhaka dhe trajneri i Romës, Jose Mourinho kanë një lidhje të fortë me njëri-tjetrin, e kjo është vërejtur pikërisht në ‘sagën’ e këtyre spekulimeve që e lidhnin me klubin romak, ku kishin shkëmbyer disa komente e replika së bashku, madje portugezi nëpërmjet një komenti e kishte këshilluar zvicëranin që të vaksionohej në kohën kur kishte rezultuar pozitiv me COVID-19.

/Lajmi.net