Roma i afrohet Juventusit
Roma mposhti Parmën 4:2 në ndeshjen e mbetur dhe iu afrua në tetë pikë liderit Juventus. Giallorossët e shfrytëzuan ballafaqimin e mbetur të ndërprerë për shkak të shiut e të shtyrë deri më sonte, duke e mposhtur ekipin e trajnerit Roberto Donadoni dhe kompensuan pikë në garë me Bianconerët, për titullin e kampionit në Serie…

Sport
Roma mposhti Parmën 4:2 në ndeshjen e mbetur dhe iu afrua në tetë pikë liderit Juventus.
Giallorossët e shfrytëzuan ballafaqimin e mbetur të ndërprerë për shkak të shiut e të shtyrë deri më sonte, duke e mposhtur ekipin e trajnerit Roberto Donadoni dhe kompensuan pikë në garë me Bianconerët, për titullin e kampionit në Serie A.
Gervinho e kaloi Romën në epërsi, kurse Afriye Acquah e barazoi rezultatin. Por, Francesco Totti i riktheu vendasit në epërsi, duke i dërguar skuadrat në pushim.
Miralen Pjanic shënoi pas intervalit kurse Rodrigo Taddei realizoi për 4:1 në minutën e 82-të. Krejt në fund, Jonathan Biabiany e ngushtoi disavantazhin për Parmën por asgjë më shumë.
Roma tani ka tetë pikë më pak se lideri Juventus dhe gara për titull, papritmas është ringjallur.