Roma fiton me përmbysje derbin ndaj Interit
Roma ka arritur të fitojë ndeshjen ndaj Interit. Ekipi i Jose Mourinhos mposhti atë të Simone Inzaghit më përmbysje 2:1. Ndeshjen më mirë e filluan vendasit pasi shënuan me anë të Federico Dimarco, në minutën e 30` të ndeshjes. Pak minuta pa përfunduar pjesa e parë, Paulo Dybala pas një goditje të fuqishme shënoi një…
Sport
Roma ka arritur të fitojë ndeshjen ndaj Interit.
Ekipi i Jose Mourinhos mposhti atë të Simone Inzaghit më përmbysje 2:1.
Ndeshjen më mirë e filluan vendasit pasi shënuan me anë të Federico Dimarco, në minutën e 30` të ndeshjes.
Pak minuta pa përfunduar pjesa e parë, Paulo Dybala pas një goditje të fuqishme shënoi një supergol, për te barazuar rezultatin.
Kështu pjesa e parë u mbyll 1:1.
Në 45 minutat e dyta u zhvillua një ndeshje sërish interesante.
Raste krijuan të dy skuadrat, por ishin Roma që arritën të përmbysin rezultatin.
Në minutën e 75` shënoi Chris Smalling, për të vulos rezultatin e ndeshjes në 2:1.
Me këtë humbje Interi ka 13 pikë në vendin e shtatë, kurse Roma ka 14 në të gjashtën pozitë./Lajmi.net/