Roma e mposht ‘me zor’ Leccen – një gol epërsi, me një lojtar më shumë në fushë

Roma ka marrë fitore kundër Lecce. Skuadra e Romës ka marrë një fitore mjaft të mundimshme në shtëpi, kundër skuadrës së Lecce, shkruan lajmi.net. ‘Giallorossi’ kaluan herët ne epërsi, kur në minutën e 6’ arritën të shënonin gol me qendërmbrojtësin anglez, Chris Smalling. Në minutën e 22’, Roma mori edhe një shtysë tjetër. Lecce mbeti…

Sport

09/10/2022 22:42

Roma ka marrë fitore kundër Lecce.

Skuadra e Romës ka marrë një fitore mjaft të mundimshme në shtëpi, kundër skuadrës së Lecce, shkruan lajmi.net.

‘Giallorossi’ kaluan herët ne epërsi, kur në minutën e 6’ arritën të shënonin gol me qendërmbrojtësin anglez, Chris Smalling.

Në minutën e 22’, Roma mori edhe një shtysë tjetër. Lecce mbeti me 10 lojtarë, pasi Hjulmand u ndëshkua me karton të kuq.

Megjithatë, jo gjithçka shkoi lehtë për skuadrën e Jose Mourinho. Roma humbi epërsinë në minutën e 39’, kur Strefezza shënoi në portën e ‘Giallorossi’.

Vendasit arritën të reagonin në pjesën e dytë, vetëm me anë të një penalltie.

Ishte Paulo Dybala ai që konvertoi në gol 11 metërshin e minutës së 48’.

Me fitoren e regjistruar sonte, Roma shkon në 19 pikë për pozitën e pestë, dhe është katër pikë larg pozitës së parë. Lecce në anën tjetër mbetet me 7 pikë, në pozitën 16. /Lajmi.net/