Roma do të dhurojë 150 mijë euro për tifozin e Liverpoolit që gjendet në koma
Roma ka bërë një gjest të madh që po vlerësohet nga të gjithë.
Sport
Presidenti i Romës, James Palota, ka vendosur të dhurojë 150 mijë euro për tifozin e Liverpoolit, Sean Cox.
Tifozi Sean Cox gjendet në gjendje kome që nga përplasja mes tifozëve të Liverpoolit dhe Romës në takimin gjysmëfinal të Ligës së Kampionëve sezonin e kaluar.
Këto para, dedikim nga klubi i Romës do të shpenzohen në shërbime mjekësore për rehabilitimin e tifozit anglez.
53 vjeçari, aktualisht po trajtohet në një spital në Liverpool./Lajmi.net/