Roma 2-0 Juventus, notat e lojtarëve
Roma ka mbajtur gjallë shpresat për të luajtur në Ligën e Kampionëve, pas fitores 2-0 ndaj Juventus.
Sport
Kjo ndeshje e cila ishte e baraspeshuar në shumicën e minutave, u vendos tek në fund me golat e Florenzit dhe Dzekos.
Pikërisht sulmuesi boshnjak u shpall si lojtari më i mirë i ndeshjes, pasi asistoi dhe shënoi në dy golat e vetëm të vendasve, përcjell lajmi.net.
Paraqitje jo të mirë pati Szczesny, i cili u vlerësua si më i dobëti i kësaj ndeshje.
Dybala, Emre Can dhe Manolas ishin gjithashtu disa nga lojtarët që nuk ishin në element gjatë këtij takimi.
Më poshtë mund të gjeni vlerësimet e plota të të gjithë lojtarëve. /Lajmi.net/