Të Infektuar: 4307

Të Shëruar: 2095

Të Vdekur: 94

Rolladë me kakao

14:09 | 25 Shkurt 2015

Rolladë me kakao

Një ëmbëlsirë e shijshme dhe jo aq e vështirë për ta përgatitur. Ju bëftë mirë!

Përbërësit:
4 vezë
4 lugë sheqer
4 lugë miell
2 lugë kakao
2 lugë vaj
2 lugë ujë të nxehtë
1 lugë sheqer vanilje
½ pluhur për pjekje

Përbërësit për mbushjen:
100gr çokollatë
150ml ajkë e ëmbël

Udhëzimet:
1. Ndahen të bardhat nga të verdhat e vezëve.
2. Të verdhat tunden me sheqer dhe sheqer vanilje derisa të zbardhet ngjyra e vezëve.
3. Pastaj shtohet një nga lugët me vaj duke e përzier vazhdimisht, pastaj uji dhe në fund mielli i përzier me kakao dhe pluhurin për pjekje.
4. Në fund pasi masa të jetë përzier mirë, shtojmë shkumën e tundur nga të bardhat e vezëve.
5. Këtë masë e qesim në kallëp për pjekje të madhësisë 25×25, të lyer me vaj dhe të mbuluar me letër për pjekje.
6. Masën e shpërndajmë mirë dhe e pjekim për 15 minuta në 180 gradë.
7. Pasi pandispanja të jetë pjekur e mbështjellim në një leckë kuzhine të lagësht dhe së bashku me leckën bëjmë formën e rolesë.
8. Pastaj qesim ajkën e ëmbël të ngrohët dhe pasi të jetë ngrohur mirë duke e përzier vazhdimisht e qesim çokollatën e copëtuar dhe e përziejmë derisa të shkrihet çokollata.
9. Kremin e lëmë të ftohet pastaj e fusim në frigorifer për një orë.
10. Pastaj largojmë kremin nga frigoriferi dhe në qoftëse është bërë kokrra nga çokollata e përziejmë prapë me mikser.
11. Pastaj shtrijmë së bashku me leckën dhe leckën e largojmë.
12. Rolenë e lyejmë me kremin e përgatitur dhe e mbështjellim prapë në formë roleje pa leckën. /kuzhinashqiptare