Rolladë me banane

Një recetë shumë e mirë e Rolladës me banane.

Lifestyle

18/12/2014 09:57

Përbërësit:
5 vezë
80gr sheqer
100gr miell
Pak kripë
1 lugë kakao
1 sheqet vanilje
½ bakin

Përbërësit për kremin:
5 banane
150gr margarinë
100gr sheqer

Glazura:
100gr çokollatë për zierje
50gr margarinë
1 qese krem pana (shllag)

Përgatitja:
Ndahen të bardhat nga të verdhat e vezës. Të bardhat tunden me pak kripë, kurse të verdhat me sheqer dhe sheqer vanilje. Pastaj bashkohen që të dyja dhe përzihen mirë dhe i shtohet mielli dhe bakini. Në një tavë katrore jo shumë të madhe qesim letrën për pjekje dhe qesim brumin në të përveç 4 lugë që i ndajmë nga brumi dhe i shtojmë kakaon. Pastaj përmbi brumin e shtruar në tavë e qesin masën me kakao në formë të shiritave të ngushtë me gjerësi 5-6cm dhe e pjekim. Pastaj e mbulojmë me leckë kuzhine derisa e përgatisim fillin.

Për fillin tundim margarinën me sheqer derisa të zbardhet masa dhe pastaj shtojmë bananet e grira imët dhe prapë e përziejmë. Pastaj e lyejmë rolladën me krem dhe e mbështjellim dhe e lëmë të ftohet. Në fund, pasi që të ftohet, e lyejmë me çokollatën e shkrirë dhe përmbi i qesim panën e përgatitur sipas udhëzimit në qeskë. /kuzhinashqiptare