Rolladë me banane

Një recetë tjetër shumë e mirë për ju.

Lifestyle

02/03/2015 21:22

Përbërësit:
5 vezë
80gr sheqer
100gr miell
Pak kripë
1 lugë kakao
1 sheqer vanilje
½ bakin

Përbërësit për kremin:
5 banane
150gr margarinë
100gr sheqer

Glazura:
100gr çokollatë për zierje
50gr margarinë
1 qese krem pana

Përgatitja:
Ndahen të bardhat nga të verdhat e vezës. Të bardhat tunden me pak kripë kurse të verdhat me sheqer dhe sheqer vanilje. Pastaj bashkohen që të dyja dhe përzihen mirë dhe i shtohet mielli dhe bakini. Në një tavë katrore jo shumë të madhe qesim letrën për pjekje dhe qesim brumin në të përveç katër lugë i ndajmë nga brumi dhe i shtojmë kakaon. Pastaj përmbi brumin e shtruar në tepsi e vendosim masën me kakao në formë të shiritave të ngushtë me gjerësi 5-6cm largësi dhe e pjekim.

Pastaj e mbulojmë me leckë kuzhine derisa të përgatisim fillin. Për fillin tundim margarinë me sheqer derisa të zbardhet masa dhe pastaj shtojmë bananet e grira imët dhe prapë i përziejmë. Pastaj lyejmë rrolladën me krem dhe e mbështjellim dhe e lëmë të ftohet. Në fund fare pasi të ftohet e lyejmë me çokollatën e shkrirë dhe përmbi me krem panën e përgatitur sipas udhëzimit në qeskë. /kuzhinashqiptare