Roli në ’50 Shades of Grey’ nuk e ka ndryshuar Johnsonin

Dakota para se të zgjidhej për të luajtur rolin e Anastasias në 50 Shades of Greyi ishte duke filmuar Cybeline me John Leguizamo. Menjëherë është kontestur se a është ajo e duhura për të luajtur këtë rol dhe nuk ia mbushte mendjen e as syrin askujt. Kështu, ishte e natyrshme që të pritej që ajo…

ShowBiz

10/03/2014 11:10

Dakota para se të zgjidhej për të luajtur rolin e Anastasias në 50 Shades of Greyi ishte duke filmuar Cybeline me John Leguizamo.

Menjëherë është kontestur se a është ajo e duhura për të luajtur këtë rol dhe nuk ia mbushte mendjen e as syrin askujt. Kështu, ishte e natyrshme që të pritej që ajo të bëhej një person krejt tjetër gjatë filmimit.

Por, është vetë aktori ai që është shprehur për E!Online: ‘Ne jemi duke bërë këtë filmin dhe ajo është thjesht Dakota Johnson, dhe javën tjetër është lajmëruar se ajo do të jetë te 50 Shades of Grey, dhe ne u bombarduam. Por ajo ende ka mbetur vajza e njejtë edhepse duhej të mbrohej nga i gjithë presioni’.

Ai ka thënë se jeta e saj ka ndryshuar por ajo mbeti e njejtë, dhe ai do të kujdeset për kolegen më të re. ‘Do të kujdesem për gjendjen e saj. Ndoshta jo për 50 hijet, por për disa nga do po.’

50 Shades of Grey ka përfunduar xhirimet dhe filmi do të dalë më 14 Shkurt të vitit 2015. Pjesë e kastit është edhe Rita Ora, e cila luan rolin e Mias, motrës së personazhit kryesor, Dorian Grey.