Roladë me çokollatë

Kjo recetë ju tregon se si të përgatitni një roladë të shijshme me çokollatë. Më poshtë e keni listën e gjërave që ju nevojiten për këtë ëmbëlsirë. Përbërësit: 8 vezë 8 lugë sheqer 6 lugë arra të bluara 5 lugë miell lëvore limoni 100gr çokollatë 4dcl ajkë qumështi Udhëzimet: Tunden vezët me sheqer. Shtohen arrat…

Lifestyle

14/02/2015 18:51

Kjo recetë ju tregon se si të përgatitni një roladë të shijshme me çokollatë. Më poshtë e keni listën e gjërave që ju nevojiten për këtë ëmbëlsirë.

Përbërësit:
8 vezë
8 lugë sheqer
6 lugë arra të bluara
5 lugë miell
lëvore limoni
100gr çokollatë
4dcl ajkë qumështi

Udhëzimet:
Tunden vezët me sheqer. Shtohen arrat dhe mielli me lëvore limoni. Masa përzihet më pas me lugë. Kësaj i shtohet çokollata e shkrirë e ftohur dhe përzihet derisa të bëhet masë e njëllojtë. Derdhet në tepsi katrore të shtruar me letër të yndyrshme. Futet në furrë të nxehtë me temperaturë 200 gradë që të piqet afër 10-12 minutave. Korja e pandispanjës përmbyset në pecetë të lagur, i largohet më pas letra.

Në ndërkohë tundet ajka. Pasi të ftohet pak korja, lyhet me dy lugë xhem të holluar me dy lugë ujë të nxehtë, pastaj me ¾ e pjesës së ajkës. Mbështillet me kujdes në roladë. Me pjesën e ajkës së mbetur, lyhet anash dhe mbi. Pasi të ftohet mirë pritet në rrathë. Ju bëftë mirë! /kuzhinashqiptare