Lëvizja Vetëvendosje, si parti fituese, ende nuk dihet nëse do t’i ketë numrat e nevojshëm për ta zgjedhur kryeministrin.
Rohde në takim me Kurtin kërkon formimin e shpejtë të qeverisë
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, është takuar të mërkurën (dje) me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, me të cilin ka diskutuar zhvillimet e fundit politike pas zgjedhjeve të 9 shkurtit. Përmes një postimi në platformën “BlueSky” të enjten (sot), ambasadori Rohde ka theksuar nevojën urgjente për formimin e institucioneve të reja në vend.…

Lajme
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, është takuar të mërkurën (dje) me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, me të cilin ka diskutuar zhvillimet e fundit politike pas zgjedhjeve të 9 shkurtit.
Përmes një postimi në platformën “BlueSky” të enjten (sot), ambasadori Rohde ka theksuar nevojën urgjente për formimin e institucioneve të reja në vend.
“Faleminderit për takimin produktiv Kryeministër! Theksova edhe një herë përpjekjet e vazhdueshme të Gjermanisë për të hequr sa më shpejt masat kundër Kosovës. Theksova gjithashtu rëndësinë e zgjedhjes së shpejtë të kryetarit të Kuvendit dhe formimit të qeverisë së re”, ka shkruar Rohde.
Seanca konstituive do të mbahet më 15 prill.