Rohde: Moslejimi për mbajtjen e festivalit “Mirëdita dobar dan”, promovon nacionalizmin

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, është takuar sot me Kushtrim Koliqin nga organizata joqeveritare “Integra” pasi autoritetet serbe nuk e lejuan të mbahej në Beograd “Mirëdita Dobar Dan” kinse për “arsye të sigurisë”. Rohde është shprehur se promovimi i ndalimit të këtij festivali është vetëm promovim i nacionalizmit, shkruan lajmi.net. “Sapo u takova me…

Lajme

03/07/2024 12:50

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, është takuar sot me Kushtrim Koliqin nga organizata joqeveritare “Integra” pasi autoritetet serbe nuk e lejuan të mbahej në Beograd “Mirëdita Dobar Dan” kinse për “arsye të sigurisë”.

Rohde është shprehur se promovimi i ndalimit të këtij festivali është vetëm promovim i nacionalizmit, shkruan lajmi.net.

“Sapo u takova me Kushtrim Koliqin nga organizata joqeveritare Integra, partneri i festivalit “Mirëdita, dobar dan”, nga Kosova, i organizuar nga njerëz të guximshëm nga Kosova, duke u fokusuar për paqen dhe pajtimin. Autoritetet e Serbisë tani kanë ndaluar edicionin e 10-të të tij. Avokimi për këtë ndalim është promovimi i nacionalizmit. Kjo nuk ka vend në Europë”, ka shkruar Rohde.

Festivali „Mirëdita Dobar Dan“, ishte planifikuar të fillonte më 27 qershor derisa pak para se të niste festivali ishte ndaluar me urdhër të Ministrisë së Brendshme të Serbisë. /Lajmi.net/