Rodrygo dhe Werner i japin edhe më shumë flakë sfidës – Ndeshja po shkon drejt vazhdimeve

Rodrygo dhe Werner kanë shënuar për skuadrat e tyre respektive për t’i dhënë edhe më shumë flakë sfidës në Bernabeu.

Sport

12/04/2022 22:47

Real Madridi dhe Chelsea duket se po shkojnë drejt vazhdimeve, duke u bazuar në ndeshjen që po luhet aktualisht në “Santiago Bernabeu”.

Kur Werner shënoi për 3-0, dukej se ndeshja po mbyllej deri në momentin kur Rodrigo e riktheu shpresën e madrilienëve pasi ngushtoi epërsinë e bluve.

Aktualisht janë minutat e fundit të ndeshjes me të dyja skuadrat që synojnë me çdo kusht t’u ikin vazhdimeve. /Lajmi.net/