Rodri largohet nga Atletico, ja ku pritet të transferohet

Miguel Angel Gil Marin, shefi ekzekutiv i Atletico Madrid, është informuar se Rodrigo Hernandez dëshiron të largohet nga klubi.

Sport

18/06/2019 14:23

Mesfushori kaloi te ‘Los Colchoneros’ vetëm verën e kaluar, për 25 milionë euro, por tashmë dëshiron të marrë një sfidë të re në një vend tjetër.

Sa më shumë që ‘Los Rojiblancos’ dhe Diego Simeone personalisht janë munduar të bindin 22-vjeçarin të qëndrojë, ai dëshiron të largohet dhe arsyet e tij janë thjesht futbollistike, transmeton lajmi.net.

Ai beson se mund të përmbushë potencialin e duhur në skuadra si Manchester City ose Bayern Munich, dy klubet kryesore në garë për nënshkrimin e tij.

Rodri apo shpeshherë i cilësuar si ‘Busquets i ri’ ka klauzolë lirim prej 70 milionë eurove. /Lajmi.net/