Roberto justifikon humbjen me ankesa ndaj gjyqtarit: Jam i nervozuar, është e pabesueshme
Sergi Roberto nuk ka kursyer ankesat për gjyqtarët e takimit Inter – Barcelona. Skuadra e Barcelonës është mposhtur në udhëtim ndaj Inter, me rezultatin minimal 0:1. Inter, sipas Roberto, u favorizua nga gjyqtari në momentin kur Barcës iu anulua goli, ose në momentin kur nuk u akordua penalltia. Sipas Roberto, të dyja vendimet s’mund të…
Sport
Sergi Roberto nuk ka kursyer ankesat për gjyqtarët e takimit Inter – Barcelona.
Skuadra e Barcelonës është mposhtur në udhëtim ndaj Inter, me rezultatin minimal 0:1.
Inter, sipas Roberto, u favorizua nga gjyqtari në momentin kur Barcës iu anulua goli, ose në momentin kur nuk u akordua penalltia. Sipas Roberto, të dyja vendimet s’mund të kenë logjikë.
“Ne kishim një gol të anuluar për lojë me dorë dhe ne po ashtu nuk morëm penallti për një lojë me dorë nga kundërshtari, kështu që jam i nervozuar”, ka thënë Roberto, përcjell lajmi.net.
“Ata nuk na dhanë neve penallti për të njëjtën lojë me dorë që anuluan golin tonë. Është e pabesueshme”, shtoi ai.
Barcelona do të duhet të mposht Interin në ‘Camp Nou’, për t’u barazuar me pikë me ta dhe për të vazhduar luftën për pozitën e dytë. /Lajmi.net/