Robertit i del inati, ka gjasa që të pajtohen dhe ta falë Tunën

Muzikanti Robert Berisha, i cili së fundmi është shndërruar në këngëtar me disa projekte muzikore, ishte i ftuari i radhës përballë Shpëtim Deskut.

ShowBiz

03/06/2018 21:31

Ai, në emisionin ‘n’KosovëShow’ ka folur për karrierën muzikore, jetën private dhe shumë detaje të tjera nga jeta e tij artistike dhe jo vetëm.

Duke qenë se së fundmi ishte emri më i komentuar në media për një arsye, Roberti nuk e la pa e diskutuar edhe prishjen e raporteve me kunatën e tij, Tunën.

Roberti ka qenë i ftuar në disa intervista ku ka folur për këtë çështje por në emisionin në fjalë e ka sqaruar një herë e mirë arsyjen e raporteve të krisura mes tij dhe gruas së Patrisit.

Muzikanti i njohur madje thotë se ka mundësi edhe që raportet e tyre të rregullohen më vonë por thekson edhe njëherë faktin se çdo familje ka problemet e veta përbrendave kulmit të tyre të shtëpisë mirëpo duke qenë se ata janë fytyra publike kjo vihet re më shumë.

Sipas tij problemi është shumë i vogël vetëm se mediat e kanë zmadhuar.

Për detaje të tjera sa i përket kësaj dhe për ta parë intervistën interesante me Robert Berishën ndiqeni vidoen e plotë që ju sjellim në vazhdim.

Kujtojmë se në pjesën e dytë Shpëtimi kishte edhe mysafir të tjerë./Lajmi.net/

YouTube player