Roberti së shpejti me projekt të ri (Foto)
Këngëtari i njohur shqiptar, Robert Berisha, së shpejti pritet të sjellë projekt të ri.

ShowBiz
Ai së fundmi është ngujuar në studio ku po punon në realizimin e ri muzikor, teksa këtë e ka konfirmuar një nga miqt e tij, i cili postoi një foto me të nga studio.
Projekti i ri i Robert Berishës sipas burimeve të Telegrafit po punohet në studion e Massive Production. Projekti i ri i Robertit vjen pas dy projekteve mjaft të suksesshme të lansuara prej tij.
Robert Berisha është bashkëshorti i këngëtares Nora Istrefi, me të cilën ende nuk ka sjellë ndonjë bashkëpunim.
