Robert Lewandowski ‘thyen mallkimin’, i shënon Fortuna Dusseldorfit

Robert Lewandowski ka gjunjëzuar edhe Dusseldorfin.

Sport

30/05/2020 19:20

Para ndeshjes së sotme, ylli polak i Bayern Munich nuk i kishte shënuar asnjëherë gol skuadrës së Fortuna Dusseldorf.

Synimi i tij për këtë ndeshje ishte që të thyente mallkimin dhe të dërgonte topin në rrjetën e Dusseldrof.

Këtë gjë, anëtari i Bayern e ka bërë pas vetëm 43’ minutave lojë, dhe krejt falë asistimit të Thomas Muller.

https://twitter.com/baketerana/status/1266780668127850496?s=20

Goli i Lewandowski vulosi rezultatin e pjesës së parë (3:0). Tashmë, Lewa regjistron gol kundër çdo skuadre aktuale të Bundesliga.

Dy gola të tjerë për Bayern erdhën nga Benjamin Pavard, por njëri u regjistrua si autogol (Mathias Jorgensen). /Lajmi.net/