Të Infektuar: 4307

Të Shëruar: 2095

Të Vdekur: 94

Robert Berisha falënderon Qendrën e Studentëve për kujdesin

23:02 | 26 Mars 2020

Foto: Instagram

Robert Berisha këto ditë po qëndron në karantinë.

Robert Berisha dhe disa udhëtarë të tjerë që erdhën nga shtetet tjera, po qëndrojnë të mbyllur në karantinë, në Qendrën e Studentëve në Prishtinë, shkruan lajmi.net.

Këngëtari gjatë këtyre ditëve ka qenë shumë i komentuar lidhur me veprimet e tij që nga mbyllja në karantinë.

Fillimisht ai ishte shprehur i nervozuar për kushtet që ishin brenda konviktit, por më tej ai falënderoi të gjithë për kujdesin që po e tregojnë.

Së fundi, Roberti publikoi foto bashkë me disa persona të maskuar në Qendër të Studentëve dhe i falënderoi publikisht për atë që po e bëjnë rreth tyre.

Roberti para pak ditësh kishte marrë një sint dhe i argëtoi me muzikë personat që po qëndrojnë bashkë me të të mbyllur. /Lajmi.net/